Historiku i shkolles
Lush Kola u rrit jetim pa baba. E rriti e ama. U martua me te bijen e Shtjefen Jak Bardhit dhe pati dy femije me te, djale e vajze.Ne moshen 3-5 vjeç i vdiqen te dy femijet nga fruthi. Ne fund te jetes hapi nje dyqan te vogel ne lagjen Sumaj ku shiste krype e tregtonte mallrat e tjera te kunsumit per fshataret e Barbullushit. Lushi nuk ka punue kurr bujqesi.Ne Shkoder shkonte shpesh. Ka qene sume i pritun dhe shkonte mire me njerezit. Gjate kohes se pushtimit austriak thoshte :”Mos t’i lajme krajlat e huej me na sundue”.Eshte regjistruesi i pare i popullsise ne vitin 1918 dhe themeluesi orkestrines se pare popullore ne zonen e Nenshkodres. Mirrej me etnografi dhe qe koleksionues i pasionuar i kostumeve kombetare.Ne fund te jetes u semur nga terbukulozi dhe shiti shtepine e shkoje te jetoje tek i,nipi, te cilinn e kishte rrite vete si jetim,Zef Gjon Bardhi, me mire te themi shkoj te jetonte tek e motra , e ama e Zef Gjon Bardhit. Vete Lushi shkoi te banonte tek e motra se bashku me gruen e te jemen e vet. Ne vitin 1918 arrestohet dhe mbahet ne burg nga austriaket ne Shkoder. Mbasi del nga burgu kthehet i semure rende ne fshat.Vijne shume mjek per ta sheruar por me kot. Vdes me 20 shkurt 1919, duke lene pas gruan Lula e cila vdes edhe ajo 7 muaj pas te shoqit.Nende muaj pas tij vdes edhe e ama. Keshtu shuhet jeta e njeriut qe i kushtoi çdo gje shkolles shqipe dhe perpjekjeve per liri e pavaresi. Njerez te afert te tij mbeti vetem Gac Tush Xhani, me te cilin kishin baballaret vellezer. Sot njeri prej femijeve te toj Rrok Gaci ka vazhduar traditen dduke sherbyer si mesues deri vone ne zonen e Barbullushit. Varri i Lush Koles eshte ne varrezat eKishes se Shen Shtjefnit ne Barbullush. Ne sot ruajme nje fotografi te tijen dale ne studion e Kole Idromenos me 14 gusht 1917. Kjo fotografi u ruajt me xhelozi ne arkat e nuseve te Barbullusgit ,sepse figura e Lush Koles fitoi popullarite te madh, sidomos mbas vdekjes. Konsulli austriak Karl,e karakterizon si fshatar i thjesht ,i ndershen e besnik ( Relacioni i 9 janarit 1907,nga Shkodra). Duke qene fshatar i arsimuar dhe i diplomuar si mesues, qe hapi dhe mbajti dhe mbajti me guxim skollen e pare shqipe ne Barbullush ne periudhen e pushtimit turk si dhe lidhjet e tij me shume njerez te ditur te kohes, e rrethuan figuren e tij me kuroren e nje heroi popullor. Qe nje fenomen jo i zakonte per kohen.
Ndjekim historikun e shkolles shqipe te Barbullushit ne zhvillimet e saj deri ne aktin e shpalljes se Pavaresise. Ne vitin shkollor 1901-1902, kur shkolla e Barbullushit u njoh zyrtarisht nga Valiu iShkodres pati disa veshtiresite fillimit gje qe shihet se ate e nisen vetem 10 nxenes, vetem djem. Me rendesi eshte per historine e shkolles ne fillimet e veta, fletorja e kujtimeve te Kole Zezajt. Autori i ketyre kujtimeve ishte ne kete kohe mesues ne Dajç te Zadrimes dhe njihej per pergatitje profesionale me te mire. . Ja nje pasazh nga kujtimet e Kole Zezajt,lidhur me veshtiresite e para e gjendjen e shkolles se Barbullushit ne vitin 1901-02:”Tue mos pase orendi shkollore kurrsesi,salde lakuriq kater anet e murie, edhe as libra as tabela,mesuesit ju desht njihere me fillue mesimet me goje, mandej tue ba hazer me dore te vet fillesat e germave te gjithsecilit ka nji kopje, filloi me veshtiresna te madhaja me ju dhane mesimin e njofitimit, shkrimit e kndimit tu ju paraqit menjihere edhe shtypshkronjes te punueme me dore te vet. Nji mundim I madh ishte si per mesuesin me ju dhane mesimin pa mjete, njashtu ishte e veshtire per kuptimin e tyre te ngrateve, te cillet xetesisht u mundoheshin per me xane. |
Te tane ndenjun kambekryq (allaturke) nuk kishte mjet ku me mshtet doren as tefterin (kartelen) doemos kjene te detyrueme m’u shtri per toke e me fillue me shkrue e me zbukurue germa,edhe me xane te majtunit e dores me shkrim.
Si thame sypri,tue mos pase banka ku me ndeje nxansit, u desht me ndeje per toke e tue mos pase libra abetare, msusit ju desht gjithsecilit, mbas fuqis qe kishte xane, me ju dhane shkrimet e njoftimet me dore te vet, e ata fmi me u shkri per shkrime per toke, e nder ata qe ishin ma te kenun, ja dha edhe me pended he tjeret shkrueshin me lapca si kta perpara. …U perdor sofra qe mund tu vete para tyne sit e kishin nji banke si tryeze e tue i vue me shkrim 3-4 veta menjiherit, i nxete tue i vue tjeret ata qe ishin me mereqep “. Po per kete vite ka nje deshmi lidhur me shkollat e vilajetit te Shkodres ku gjuha e mesimit eshte shqipja. Aty thuhet se Barbullushi ka nje shkolle fillore te djemve(Dokumenti ruhet ne Arkivin e Vjenes-shih arkivin e Institutit te Historise Tirane, dosja e vitit 1902, D.11-F,nr.687, fotokopje (14-15). Me tej historine e shkolles se Barbullushit e ndjekim perms relacionit te Kwiatkokvskit te dates 18 dhjetor 1904, nga Shkodra ku thuhet se aty eksiston nje shkolle fshati me dy klasa, me 16 nxenes. Eshte e rendesishme se aty mesojme se ajo shkolle ka funksijonuar edhe nje vit me pare(1903-04), po me 16 nxenes. Gjithashtu se per kete shkolle kerkohen 16cope abetare te Ndre Mjedes te cilat jane shtypur ne Vjene, dhe qe ato dite priteshin te hynin ne Shqiperi. Per sigurimin e abetareve per shkollen e Barbullushit, duhet te jete kujdesur vete autori dhe miku i mesuesit Lush Kola , shkrimtari i mirenjohur Dom Ndre Mjeda, i cili ai per vete ishte mesues aty prane ne Dajç te Zadrimes.(Arkivi I Vjenes-Arkivi I Institutit te Historise, Tirane,viti1904, Shihni A 727,nr.32, fotokopje 207-210). Duke investuar ish nxenesit e pare te Kole Lushit, mesojme se Lushin e penguin shume veta ne punen e tij si mesues i femijeve te Barbullushit. Konservatoret, ato qe nuk kuptonin rendesin e arsimimit te femijeve me dije e me kulture,qe nuk kuptonin rendesine e mesimit te shkrimit e kendimit te gjuhes shqipe, i frikesonin femijet dhe prinderit e tyre, duke u perpjekur te ulnin figuren e mesuesit Lush Kola. Ata perhapnin gjithfare fjalesh duke thene se Lushi nuk merrej me punet e bujqesise , se ishte njeri pa pune, prandaj merrej me femij. Por Lushi kishte vision perparimtar, ishte njeri i guximshem dhe i paperkulur. Ai e fi9lloj shkollen me 10 nxenes dhe shpejt u be njeri i dashur per fshatin dhe per femijet. Shkollen e kompletoi me mjete e orendi, disa prej te cilave i beri me duart e tij dhe i bleu me shpenzimet e tij. Kjo beri qe shume shpejt numri i nxenesve te arrinte ne 30.Mesimi zhvillohej rregullisht paradreke e mbasdreke, duke i marre nxenesit me rradhe vete mesuesi, sipas klasave.Lende qe zhvilloheshin ishin kendimi, shkrimi, aritmetika dhe kenga.Per progresin dhe fuqizimin e shkolles fillore te Barbullushit nje rol te dukshem luajti kujdesi dhe ndihma e rilindasit te shquar, mesuesit te popullit,Dom Ndre Mjeda, i cili zhvillonte mesim ne fshatin Dajç te Zadrimes. Distanca mes tyre ishte e afert, vetem 7 km larg njeri tjetrit,lulzuan dy shkolla te njohura me emrat e titullareve , (Shkolla e Dom Ndreut) ne Dajç dhe (Shkolla e Lush Shkollarit), ne Barbullush .Nuk eshte e rastit qe ne vitin 1938,shkolles se Barbullushit,mbretnia shqiptare I dha emrin (Dom Ndre Mjeda). Nxenesit e pare te shkolles shqipe te Barbullushit jane,Mark Pashuku, Fran Pashuku ,Pjeter Marku , Dede Kini , Gac Tushi , Gjergj Shuku, etj. |
të rritur që mësojnë në shkollën e Barbullushit. Ka shkresa për njoftime mbledhje pune të mësuesve, për kërkesa raportesh tremujore, për kërkimin e mjekut të lëkurës, për flamurin kombëtar, për nxënësit e varfër që nuk kanë mundësi të blejnë librat e shkollës. Duke vështruar raportin vjetor të shkollës së Barbullushit për vitin 1936-37 ndalemi në pasqyrën statistike që ka shifra me vlerë për historikun e shkollës:
Klasa Foshnjore I-rë II-të III-të IV-të V-të Gjithsej M F M F M F M F M F M F M F Nx.Nënshkr. 16 - 20 - 20 1 14 - 9 - - - 79 1 Nx.Vazhdues 16 - 19 - 20 - 12 - 8 - - - 75 - Nx.Kalues - - 14 - 16 - 8 - 3 - - - 41 - Nx.Riprovues - - - - - - 2 - 3 - - - 5 - Nx.Përsëritës 6 - 5 - 4 - 2 - 2 - - - 19 - Të prapam. për vjetin Shk.1937-38 10 - 26 - 18 - 18 - 12 - 6 - 90 - Të detyruar 10 - 40 - 18 - 18 - 12 - 6 - 104 - Nga kjo statistikë mësojmë se funksionon në këtë vit një grup parashkollor prej 16 fëmijësh. Vajza që vitin e mëparshëm ndoqi me sukses klasën e parë nuk vajti në klasën e dytë. Parashikohet funksionimi i klasës së pestë me 6 nxënës në vitin e ardhshëm. Gjatë këtij viti shkollor mësuesi Muhamet Oruçi ka qenë mësues zëvendës në Shkodër. Funksionon keqas arkëza shkollore. Po ashtu ekziston kopshti i shkollës me sipërfaqe 40 x 6 = 240m2. Shkolla ka filluar më 23 shtator 1936 dhe mbas 194 ditë mësim ka mbyllur ciklin me 22 qershor 1937. Më 28 qershor 1937, mësuesi i Barbullushit njofton se pronari i lokalit të shkollës, për vitin e ardhshëm nuk do lejojë të përdoret më, sepse don me e përdorë për nevojat e tij. Nëse ndreqet lokali i ri i shkollës dhe mirren vajzat në shkollë, atëherë kërkon mësuesi Muhamet Oruçi – nevojitet dhe një mësuese. Më 3 korrik 1937 mësuesi i Barbullushit M.Oruçi firmos proces – verbalin e dorëzimit të shkollës me rastin e pushimeve verore. Mban datën 14.7.1937, lista me 65 veta, djelmosha barbullushas që detyrohen të ndjekin kurset e natës në shkollën e Barbullushit. Viti i ri shkollor 1937-38, fillon me transferimin e mësuesit të Barbullushit Muhamet Oruçi, në qytetin e Shkodrës. Shkolla mbetet me vetëm një mësues. Nga dokumenti i mësuesit Riza Nehani, i datës 9 shtator 1937, mësojmë se klasa e parë këtë vit do ketë 42 nxënës, klasa e dytë 18 nxënës, klasa e tretë do ketë 14 nxënës dhe klasa e katërtë 7 nxënës, gjithsej 81 nxënës. Me këtë rast mësuesi kërkon që të zbatohet neni 66 i Dekretit Ligjor për Arsimin, dmth. Të funksiononte sistemi me gjysëm dite. Për këtë problem kemi disa korrespondenca që flasin për interesimin e gjithë niveleve të administratës për zgjidhjen e problemit të shkollës së Barbullushit. Përveç të tjerave për këtë flasin dy shkresa të vetë Ministrit të Arsimit ( më 21 tetor 1937, 15 shkurt 1938). Gjatë këtij viti shkollor një problem tjetër paraqet edhe çështja e kursistave të rritur. Me shkresën e datës 11 nëntor 1937, mësuesi Riza Nehani njofton se ka filluar kursi i të rriturve pranë shkollës. Grupi i parë i kursit ka |
12 djem, ndërsa grupi i dytë 11 djem. Por ka edhe 25 djem të tjerë që nuk janë rregjistruar. Më 31 mars 1938, Riza Nehani jep statistikën e kursit të të rriturve të shkollës së Barbullushit:
Kursistët Seksioni I Seksioni II Shuma Të nënshkruem 18 18 36 Vijuen rregullisht 11 13 24 Kaluen 5 13 18 Mbetën 13 5 18 Orë e përjavshme të kursit janë 5; orët e pët e përgjithshme 95. Kursi u çel më 10 nëntor 1937 dhe u mbyll me 31 mars 1938. Për këtë vit shkollor ka edhe një dokument të mësuesit të datës 2 dhjetor 1937, ku njoftohet për festimet që u bënë me nxënësit e shkollës me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Viti shkollor 1938-39 fillon me 16 shtator 1938 dhe mbyllet me 26 maj 1939 me mësues Riza Nehani duke funksionuar sistemi me gjysëm dite. Riza Nehani do mësojë 76 nxënës me system gjysëm dite të altrenuar. Statistika e fillimit të vitit shkollor 38-39 është kjo ( me 15 tetor 1938): Klasa I-rë II-të III-të IV-të Gjithsej Tërregjistruar 29 23 9 11 72 Vijojnërregullisht 25 20 8 10 63 Janë 31 nxënës që nuk janë rregjistruar deri më 30 shtator 1938. Më poshtë janë një grup shkresash që lidhen me kërkesën dhe më në fund aprovimin zyrtar nga Ministria e Arsimit e sistemit me gjysëm dite për shkollën e Barbullushit ( më 15,19,27 tetor dhe 7, 12 nëntor 1938). Në vazhdim të kërkesës së mësuesit për shkeljen e ligjit të detyrimit shkollor nga disa nxënës që nuk frekuentojnë në Barbullush, me 19 dhjetor 1938 mblidhet komisioni shkollor në Bushat dhe merr vendimet përkatëse, të cilat i njoftohen shkollës fillore Barbullush me datën 20 si dhe Inspektorisë Shkodër. Siç shihet edhe nga raporti përfundimtar i shkollës i datës 31 maj 39 në shkollën e Barbullushit ka funksionuar një shkollë për të rritur nga 2 janari deri më 26 prill 1939. Me datën 25 shkurt 1939 kemi një grumbull dhkresash të shkollës së Barbullushit që flasin për funksionimin e kursit të të rriturve për vitin 1938-39. Kursi ka dy të ndame: grupi i analfabetëve (janë 32 të detyruar, 20 të rregjistruar dhe 17 prej tyre vazhdojnë rregullisht mësimet), kursi i gjysëm analfabetëve (21 të detyruar, 20 të rregjistruar dhe prej tyre vetëm 15 vazhdojnë rregullisht). Kursi zhvillon mësimet në lokalin e shkollës ditë hane prej 14.30. deri 17.45 dhe ditë marte prej 14.30 deri 17.45. Për kursistat e varfër Inspektoria e Arsimit Shkodër jep falas, katër abetare, një libër këndimi II dhe shtatë libra këndimi II. Përfundimi i vitit shkollor mbyllet me dy dokumente; raportin vjetor prej katër faqesh dhe dhe proces – verbalin e dorëzimit të shkollës kryepleqësisë së fshatit. Ja materialet e dorëzuara këtë vit: |
Nr. Lloji i orendive Sasia Nr. Lloji i orendive Sasia
1 Flamur me shtizë 1 15 Lagca uji 2 2 Banka për 4 vetë 12 16 Safa uji 2 3 Tabelë 1 17 Amzë 1 4 Tavolinë 1 18 Amzë për kursimin e të rriturve 1 5 Kartë Shqipnije 2 19 Ditare klasash 10 e Europe 6 Rafte shkamb 2 20 Rregjistër i përditshëm 12 7 Fytyra e Gjergj 21 Programa 1 Kastriotit 1 8 Maqina njehëse 1 22 Programa Syntetike e Anal. 1 9 Tabelë për germa 1 23 D.L. organik 10 Karta topografike e Shkodrës 1 24 Ligje për reformën e shkollës së mesme 1 11 Fotografina të vogla 7 25 Këshilla Për blegtorinë 1 12 Suaza të mëdha 26 Revistë Ekonomija me xham 2 Kombëtare 18 13 Fotografia e 1 27 Libra të marruna Naim Frashërit gradis 30 14 Tabela e shkollës 1 28 Raporti verbal I inspektimeve 1 Ky proces u mbajt në tri kopje; njena i dërgohet Inspektorisë së Arsimit, tjetra kryepleqsis dhe e treta mbete n’arkivin e shkollës së këtushme, tue u vërtetue rregullisht prej kryepleqsis. Antar Antar Kryplaku (vula) (vula) (vula) Në raportin vjetor të mësuesit të shkollës shënohen 192 ditë efektive shkolle dhe se shkolla ka mbetur e mbyllur gjatë ditëve të agresionit fashist italian (nga 6 prilli deri më 12 prill 1939).Për këtë ka edhe një shkresë të mësuesit që më 27 prill njofton se gjatë ditëve të pushtimit (përdoret termi: “në kohën e lëvizjes”) shkolla nuk ka pasë asnjë dam, orenditë janë të gjitha në rregull, sepse janë marrë masat për këtë. Nga raporti mësojmë se këtë vit shkollor lokali ka qenë i njëjti që është përdorë që prej 1922, me dritë të pamjaftueshme, pa përmirësime. Arkëza shkollore keqas. Kopshti nuk ka funksionuar. Kërkohet një mësues më tepër sepse katundi i madh me banorë të pasur shumica, numri i nxënësve vjen duke u shtuar, do të hapet klasa e pestë, pra duhet edhe të ndërtohet lokali i ri. Mësuesi ankohet se me gjithë kërkesat e vazhdueshme, problemi i ndreqjes së lokalit të ri të shkiollës u la në harresë. Viti shkollor 1939-40 fillon me një ngjarje jo të këndshme: pronari i lokalit ku ishte vendosur shkolla për rreth 18 vjet kishte vendosur atë me qira një shoqërie italiane. Urgjent Inspektoria e Arsimit Shkodër njofton Prefekturën se shkolla e Barbullushit ka mbetur pa lokal. Por deri në ndreqjen e lokalit të ri, duhet të sigurohet qiraja për lokalin e Asllan Haxhisë, sepse mësimet kanë filluar dhe shkolla e Barbullushit është ende pa lokal. Më 20 tetor dhe më 31 tetor 1939, mësojmë sipas shkresave të përcjellura se lokali është akaparuar me një qira vjetore prej 120 fr. Ari. Sa për ndreqjen e ndërtesës së re të shkollës hë për hë nuk është e mundur të shtërngohet populli mbasi janë në gjendje të mjerueshme për mbjelljet e vjeshtës. |
Më 7 nëntor ende nuk është siguruar lokali i shkollës. Më 9 të muajit në vazhdim vjen titullari i Inspektorisë Arsimit Kolë Margjinit për të gjetë vendin ku do të ndërtohet shkolla e resi dhe për të siguruar lokalin për këtë vit shkollor. Më 2 dhjetor inspektori z. Kolë Margjini njofton komunën e Bushatit se lokali i Asllan Haxhisë ishte larg nga qendra dhe i papërshtatshëm për shkollë (pa xhama, i palyer dhe i errët). Propozon ndërtesën e Dan Hasanit për lokal shkolle. Ndërkaq mësuesi Riza Nehani kishte hapur shkollën që më 20 nëntor 1939 në lokalin e kryeplakut Asllan Haxhija. Më 14 dhjetor mësuesi ankohet për mungesën e kujdesit të Komisionit shkolluer të Bushatit që nuk ka marrë masa për nxënësit që nuk frekuentojnë shkollën. Shkelja flagrante e detyrimit shkollor ka bërë që të mbyllen klasa e katërtë edhe e pesta. Nga 100 nxënësit e detyrueshëm janë rregjistruar vetëm 36 nxënës (Kl. I-rë 14 nxënës, kl. II-të 8 nxënës, kl. III-të 13 nxënës dhe klasa IV- të 1nxënës). Shihet që situata ështështë alarmante. Më 22 dhjetor mësuesi dërgon në qendër orarin e detajuar të mësimeve për tri klasat. Më 4 janar mësuesi dërgon në Inspektorin listën e 16 nxënësve të varfër të shkollës së Barbullushit. Më 26 janar mësuesi paguan këstin e parë të abonimit në revistën “Shkolla Shqiptare”. Në këtë vit nuk mund të hapet as kursi i të rriturve për arsye se numri i kursistave nuk e kalon numrin minimal të pjesmarrësve. Për këtë flet përgjegja që i dërgon Riza Nehani urdhnit të Inspektoris me datën 26 janar 1940. me 2 shkurt 1940 më në fund shkolla shpërngulet për në ndërtesën e Dan Hasanit. Me sa duket gjendja e lokalit të shkollës së Barbullushit është bërë problem, sepse Shahini qe mësuesi i Barbullushit, detyrohet të dërgojë relacione çdo javë për gjendjen e lokalit. Ja relacioni i datës 8 mars 1940 “Ndërtesa ka një kat, dimensionet: 6.20m x 5.0 m. Një dhomë me dy dritare, një nga L e një V, pronë private. Kopësht shkollor nuk ka”.
Ja edhe raporti i fundit të muajit shkurt 1940: Klasa Kl.I-rë Kl.II-të Kl.III-të Kl.IV-të Kl.V-të Gjithsej Nx.Tëdetyruem 46 20 21 13 9 109 Nx.Tërregjistruar 20 9 15 - - 44 Nx.Vazhdues 6 4 12 - - 22 Shkollën e ndjekin vetëm 22 nxënës nga lagjet Karrametej, Dedej e Reç. Gjendja e lokalit shkollor e mirë, pronë e z. Dan Hasani. Kopësht shkolluer nuk ka. Më 23 shkurt mësuesi Riza Nehani njofton se ka marrë vetëm katër numra të revistës “Shkolla Shqiptare” (nr. 28-31). Shkolla mbyllet me 5 qershor 1940, me proces-verbal të rregullt në kryepleqsinë e fshatit. Për vitin shkollor 1940-41 vazhdon odiseja e shkresave ecejakeve për ndërtimin e lokalit të ri të shkollës. Më 9 shtator 1940 Ministria e Arsimit njofton se nuk ka fonde për shkollën e Barbullushit. Me këtë rast ajo urdhëron që të fillojë puna për përfundimin e karabinasë së ndërtesës së shkollës me fondet e komunës së Bushatit. Më 16 tetor ka filluar si zakonisht viti i ri shkollor, në lokalin e Dan Hasanit, tek mullini i tij. Kurse me 9 shtator mësuesi i shkollës Riza Nehani paraqet listën e kërkuar për nxënësit e varfër të shkollës, janë gjithsej 22. Eshtë kohë lufte dhe mësuesi blen drutë, qymyrin e miellin me listë, kështu vepron me 22 nëntor 1940, si dhe me 18 prill 1942. gjatë të tetë viteve që qëndroi në Barbullush Riza Nehani jetoi në fshat me gjithë gruan e me pesë fëmijët. Gjatë muajit prill 1941, ka një dokument që janë ndërprerë mësimet sepse mësuesi ka ndrruar venbanimin. Për vitin shkollor 1942-43 ka një korrespondencë të mësuesit të Barbullushit Riza Nehani që kërkon të bëhen disa orendi të domosdoshme për klasën ku bëhet mësim. |
Galeria e fotografive ne vite
Foto te vjetraFoto te vjetra te mesuesve ne vite
|
Foto me ngjyraFoto te aktiviteteve, nxenesve dhe mesuesve
|
Aktivitete me rastin e 100 vjetorit te shkolles Barbullush
|
Aktivitete me rastin e 100 vjetorit te shkolles Barbullush
|