Keshilli i prinderve te shkolles
DISPOZITAT NORMATIVE
NENI 103
KËSHILLI I PRINDËRVE TË INSTITUCIONIT ARSIMOR
Të drejta dhe detyra të këshillit të prindërve. Përbërja dhe ngritja e këshillit të prindërve.
1. Këshilli i prindërve të institucionit arsimor ka të drejtë:
a. të mbrojë dhe promovojë të drejtat e prindërve të institucionit arsimor;
b. të shprehë pikëpamjet dhe të organizojë prindërit pë të shprehur pikëpamjet
për cilësinë e shërbimit të institucionit arsimor dhe të dëgjohet për këto pikëpamje;
c. të thërrasë mbledhjen e përgjithshme të prindërve.
2. Këshilli i prindërve të institucionit ka për detyrë:
a. të ndërmarrë nisma për ndihmesën e prindërve për mbarëvajtjen e institucionit dhe t’i realizojë në bashkëpunim me drejtorinë e institucionit;
b. të organizojë takime të përbashkëta me këshillat e prindërve të klasave.
3. Këshilli i prindërve të institucionit përbëhet nga 6 - 9 prindër të zgjedhur nga
këshillat e klasave. Numri i prindërve në këshillin e prindërve përcaktohet në
rregulloren e brendshme të institucionit arsimor.
4. Në mbledhjen e parë të këshillit, zgjidhet kryetari i saj me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të këshillit, ndërmjet kandidatëve për këtë detyrë.
5. Kryetari dhe anëtarët e këshillit të prindërve nuk duhet të jenë në konflikt interesi me drejtorin institucionit, nuk duhet të kenë precedentë penalë dhe të mos jenë në forumet drejtuese të partive politike.
6. Në mbledhjen e parë përcaktohen detyrat e anëtarëve të këshillit.
7. Në vitin pasues shkollor rizgjidhet këshilli i prindërve të institucionit arsimor dhe kryetari i tij.
Mbledhjet dhe vendimet e këshillit të prindërve të institucionit arsimor
1. Këshilli mblidhet dy herë në vit. Mbledhje të tjera zhvillohen ose me nismën e kryetarit të këshillit ose të shumicës së thjeshtë të anëtarëve të tij.
2. Mbledhja e këshillit zhvillohet kur merr pjesë shumica e thjeshtë e anëtarëve të tij, përndryshe shtyhet.
3. Këshilli i merr vendimet me shumicë të thjeshtë votash. Vendimet firmosen nga kryetari dhe sekretari.
4. Në mbledhjet e këshillit ftohen anëtarë të këshillave të prindërve të klasave, prindër të tjerë, drejtues dhe mësues të institucionit, përfaqësues të OJF-ve etj.
5. Veprimtaria e anëtarëve të këshillit është vullnetare.
6. Kryetari dhe anëtarë të këshillit shkarkohet me shumicë të thjeshtë të votave të fshehta të anëtarëve për moskryerje të detyrësose kur mungojnë më shumë se gjysmën e mbledhjeve gjatë dy vite te të njëpasnjëshme.
Kryetari dhe sekretari i këshillit. Drejtori dhe këshilli i prindërve institucionit arsimor
1 Kryetari i këshillit drejton veprimtarinë e këshillit.
2 Një anëtar i këshillit caktohet nga kryetari në rolin e sekretarit të këshillit.
3 Sekretari:
a. përgatit materialet që do të shpërndahen në mbledhjet e këshillit;
b. mban procesverbalin e mbledhjeve të këshillit;
c. lajmëron anëtarët e këshillit dhe të ftuarit për mbledhjen e radhës;
d. mban arkivin e këshillit.
4. Drejtori i institucionit ka për detyrë:
a. t’i dorëzojë kryetarit të këshillit kopje të udhëzimeve e rregulloreve të ministrit, që u përkasin veprimtarisë së institucionit, si dhe të raporteve të IShA-s për institucionin arsimor;
b. ta informojnë këshillin e prindërve për rezultatet shkollës në provimet kombëtare, duke pasur parasysh mbrojtjen e të dhënave personale të nxënësve dhe çdo studim që krahason institucionin arsimor me institucionet e tjera;
c. të organizojë, të paktën një herë në vit, mbledhje të përbashkëta të këshillit të mësuesve me këshillin e prindërve të institucionit;
d. t’i sigurojë këshillit një mjedis për zhvillimin e takimeve të tij.