Qeveria e nxenesve
NGRITJA E QEVERISE SE NXENESVE DHE PËRBËRJA E SAJ
1. Qeveria e nxënësve ngrihet në bazë shkolle.
2. Zgjedhjet për qeverinë e nxënësve bëhen ne fillim te çdo viti mësimor.
3. Ne shkollen bazë përfaqësohen në qeverinë e nxëndsve klasat 6-9.
4. Ku shkolla është vetëm fillore, përfaqësohen në qeverinë e nxënësve klasat 4-6.
5. Anëtarët e qeverisë së nxënësve zgjidhen sipas kesaj procedure:
a) Kur një klasë ka vetëm nje deri në kater paralele, nxënësit, nën kujdesin e mësuesve kujdestarë
përkatës, zgjedhin për çdo klasë paralele nga një anëtar të qeverisë së nxënësve.
b) Kur një klase ka më shumë se katër paralele, çdo klasë paralele, nën kujdesin e mësuesit kujdestar
përkatës, zgjedh me shumicë votash tre nxënës, të cilët formojnë se bashku perfaqësuesit e paraleleve të
nje klase. Perfaqesuesit e paraleleve të një klase, nën kujdesin e një mësuesi të caktuar nga drejtori,
zgjedhin me shumicë të thjeshtë votash te fshehta, katër anëtare të qeverisë së nxënësve.
6. Për shkollën bazë dhe për shkollen fillore kur është më vete, kryetari i qeverisë zgjidhet një anetar i qeverisë, me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të saj, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit.
7. Për arsimin e mesëm të lartë, kryetari i qeverisë zgjidhet një nga anëtarët e qeverisë, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë të nxënësve të shkollës, me konkurrimin e më shumë se nje kandidati për rolin e kryetarit.
8. Kryetari i qeverisë nuk duhet të kete lidhje familjare me drejtorin e shkollës.