Komisioni i disiplinës
NENI 105 KOMISIONI I DISIPLINËS
1. Institucioni arsimor mban qëndrim jo tolerant ndaj cenimit të procesit mësimor, të sigurisë në shkollë dhe shëndetit të nxënësve dhe punonjësve të shkollës në mjediset e saj.
2. Komisioni i disiplinës në shkollë përbëhet nga 5 ose 7 vetë, kryesohet nga drejtori i shkollës, ka anëtarë nëndrejtorët (nëse shkolla ka) dhe mësues të zgjedhur nga këshilli i mësuesve me votim të fshehtë. Kur komisioni shqyrton shkelje të mësuesve ose nëndrejtorëve, në përbërje të tij është një përfaqësues i DAR/ZA-së, i caktuar nga titullari i tij.
3. Komisioni i disiplinës në shkollë shqyrton marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, mësuesve dhe nëndrejtorëve, pas kërkesës me shkrim të Komisionit të etikës dhe të sjelljes, ose të drejtuesve të institucionit arsimor, të mësuesve kujdestar, mësuesve lëndorë, nxënësve dhe prindërve, si dhe specialistëve të DAR/ZA-së përkatëse që kanë vëzhguar shkollën.
4. Kur komisioni i disiplinës në shkollë shqyrton një anëtar të komisionit, ky anëtar nuk merr pjesë në mbledhjet e komisionit që shqyrtojnë çështjen e tij. Kur një anëtar i komisionit mungon ose shqyrtohet çështja e tij, drejtori i shkollës e plotëson komisionin me një mësues, i cili është paracaktuar që në fillim për raste të tilla.
5. Komisioni i disiplinës në institucionin arsimor dhe ai në DAR/ZA i marrin vendimet me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.
Sqarim. Kur, në këtë kre, thuhet “të tjerët”, dikujt” ose “dikë” është fjala për nxënës ose punonjës të institucionit arsimor, ose person që lejohet të hyjë në mjediset ku institucioni kryen veprimtaritë e tij.