Komisioni i etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor
Komisioni i disiplines eshte organ keshillimor prane drejtorit te shkolles i cili shqyrton rastet e thyerjes se Regullores se Brendshme te Shkolles dhe Dispozitave Normative ne perputhje me masat disiplinore qe rrjedhin nga keto raste te thyerje se DN dhe RBSH.
Në institucionet arsimore me më pak se 24 klasa, komisioni përbëhet nga pesë vetë,
kurse në ato me të paktën 24 klasa, përbëhet nga shtatë vetë.
Numri i mësuesve, prindërve dhe nxënësve në komision përcaktohet në rregulloren
e institucionit.

1. Perberja
Komisioni i disiplines perbehet nga :
|
Lista emerore e komisionit te disiplines :
|
2.Ngritja
- Mesuesit perzgjidhen me votim nga keshilli i mesuesve.
- Prinderit jane propozim qe vine nga keshilli i prinderve.
- Nxenesit jane propozim i qeverise se nxenesve te shkolles.
Dispozitat normative
NENI 50
VEPRIMTARIA E KOMISIONIT PERBERJA, NGRITJA DHE FUNKSIONIMI I KOMISIONIT
1. Komisioni:
a. ka të drejtë të thërrasë palën ankuese ose palën për të cilën bëhet ankimi, ose t’i ballafaqojë ato;
b. ka të drejtë të thërrasë mësuesin kujdestar dhe të ftojë psikologun/punonjësin social në institucionin arsimor, kur bëhet fjalë për nxënës;
c. pranon ankesa të një ose disa punonjësve të institucionit arsimor, nxënësve ose prindërve për qëndrime ndaj punonjësve arsimorë, nxënësve ose prindërve të tjerë;
d. kthen ankesa që nuk i kanë të plota faktet;
e. nuk pranon ankesa anonime;
f. pranon ankesa me shkrim për ngjarje që kanë ndodhur jo më herët se një muaj më parë dhe sipas formatit në shtojcën nr. 4;
g. jep përgjigje palës ankuese, të shumtën brenda 30 ditëve, sipas formatit në shtojcën nr. 5;
h. harton rregulloren e brendshme të tij.
2. Komisioni përbëhet nga mësues, prindër dhe nxënës. Në komision bëjnë pjesë nxënës të moshës mbi 14 vjeç. Drejtori nuk bën pjesë në komision.
3. Në institucionet arsimore me më pak se 24 klasa, komisioni përbëhet nga pesë vetë, kurse në ato me të paktën 24 klasa, përbëhet nga shtatë vetë.
4. Mësuesit në komision zgjidhen me shumicë të thjeshtë të votave nga këshilli i mësuesve. Prindërit zgjidhen nga këshilli i prindërve me shumicë të thjeshtë të votave. Nxënësit caktohen nga qeveria e nxënësve.
5. Numri i mësuesve, prindërve dhe nxënësve në komision përcaktohet në rregulloren e institucionit.
6. Anëtarët e komisionit nuk duhet të jetë në konflikt interesi me personat përfshihen në një ankim.
7. Një komision funksionon për një periudhë tre vjeçare.
8. Drejtori organizon ngritjen e komisionit të ri. Në komisionin e ri mund të marrin pjesë dhe anëtarë të komisionit paraardhës dhe të jetë kryetar përsëri kryetari i komisionit paraardhës.
9. Komisioni mblidhet katër herë në një vit mësimor, por edhe më shpesh, sipas ankesave të paraqitura.
10. Mbledhja e komisionit zhvillohet kur merr pjesë shumica e thjeshtë e anëtarëve të tij, në rast të kundërt, mbledhja shtyhet.
11. Komisioni i merr vendimet me shumicë të thjeshtë votash. Vendimet firmosen nga kryetari dhe sekretari i komisionit.
12. Veprimtaria e anëtarëve të komisionit është vullnetare.
13. Çdo anëtar i komisionit largohet nga komisioni kur, gjatë një viti shkollor, mungon në të paktën gjysmën e mbledhjeve të tij. Zëvendësimi i tij organizohet nga anëtari më i vjetër në moshë në komision, sipas procedurave të këtij neni.
14. Kur një anëtar i komisionit shkel një normë etike ose të sjelljes, largohet nga komisioni me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të komisionit.
NENI 51
KRYETARI DHE SEKRETARI I KOMISIONIT
1. Kryetari i komisionit:
a. zgjidhet në mbledhjen e parë të komisionit me shumicën e thjeshtë të votave të fshehta, pas kandidimit nga anëtarë të komisionit;
b. drejton veprimtarinë e komisionit;
c. shkarkohet me shumicë të thjeshtë të votave të fshehta të anëtarëve të komisionit për moskryerje të detyrës.
2. Një anëtar i komisionit është sekretar i tij. Sekretari caktohet nga kryetari i komisionit.
3. Sekretari:
a. përgatit materialet që do të shpërndahen në mbledhjet e komisionit;
b. mban proces-verbalet e mbledhjeve të komisionit;
c. lajmëron anëtarët e komisionit dhe të ftuarit për mbledhjen e radhës;
d. arkivon dokumentacionin e komisionit.